Lidhje

Franca nderon regjizorin amerikan Klint Istvud me Legjionin e Nderit


Presidenti francez, Zhak Shirak, i dha aktorit dhe regjizorit amerikan, Klint Eastwood, çmimin e Legjionit të Nderit të vendit të tij, për arritjet e tij në botën e filmit.

Zoti Shirak i tha aktorit Eastwood, sot në një ceremoni në Paris, se ai mishëron ajkën e Hollivudit. Ai vlerësoi regjizorin që ka fituar çmimin Oskar, për atë që e cilësoi si paraqitjen e amerikës me gjithë madhështinë dhe dobësitë e saj.

Filmi i fundit i zotit Eastwood, “Letra nga Iwo Jima” është pothuajse tërësisht në japonisht. Ai u shpreh se do të donte që një ditë të bënte një film në Francë.

Filmi “Letra nga Iwo Jima” është propozuar për çmimin Oskar për filmin më të mirë të vitit. //kk//

XS
SM
MD
LG