Lidhje

Presidenti Mosiu bën thirrje për pjesëmarrje të lartë në votime


Presidenti Alfred Moisiu tha sot se zgjedhjet vendore të 18 shkurtit janë të rëndësishme për integrimin eShqipërisë në strukturat euro-atlantike. Zoti Moisiubën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje të lartë nëzgjedhjet vendore të së djelës. Presidenti Moisiu bën thirrje qytetarëve përpjesëmarrje të lartë në zgjedhjet vendore Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u bëri sotthirrje qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë nëvotimet e të djelës për pushtetin vendor. Ai iudrejtua vendit me nje mesazh mbi rëndësinë e këtyrezgjedhjeve. "Të dashur bashkëqytetarë! Edhe njëherë juftoj që me pjesëmarrjen dhe me votën tuaj, të ndihmoniqë 18 shkurti të jetë një ditë suksesi dhe fitorejepër Shqipërinë! Ju ftoj të gjithëve në votime!" Zoti Moisiu tha se zgjedhjet vendore janë rasti më imirë për cdo qytetar që të ndikojë në përmirësimin ejetës së vet, duke zgjedhur bashkiakët që do tëdrejtojnë qytetet. "Duke marrë pjesë në zgjedhje dhe duke votuar kandidatin dhe partinë që i besoni, jupërmbushnin një të drejtë kushtetuese, por edhe njëpërgjegjësi të madhe qytetare. Shqipëria është e jonadhe nëse ne nuk punojmë për të, nuk ndihmojmë me votëntonë për zhvillimin e saj, për përparimin dheprogresin e saj, atëherë askush tjetër nuk do ta bëjëkëtë". Zoti Moisiu theksoi se këto zgjedhje janë tërëndësishme edhe për integrimin e Shqipërisë nëstrukturat euro-atlantike. "Shanset tona për integrim në NATO dhe për bashkëpunim të afërt me BE bëhen tëmëdha. Unë besoj se çdo shqiptar, politikan apo votuese do integrimin dhe Shqipërinë, prandaj dua të besojgjithashtu që secili do të bëjë detyrën e vet qytetaree ligjore, larg formave të mundshme të spekullimit dhecënimit të vullnetit të popullit". Presidenti Moisiu u bëri thirrje gjithashtu partivepolitike, Komisionit Qendror dhe komisioneve zonale tëzgjedhjeve, dhe forcave të rendit që të zbatojnë vetëmligjin, në shërbim të mbarëvajtjes së procesitzgjedhor të 18 shkurtit. //kk//

XS
SM
MD
LG