Lidhje

OSBE, ODIHR: Zgjedhjet, një shans i humbur për plotësimin e standardeve


Në Shqipëri misioni i vëzhguesve të OSBE – ODIHR-it vlerësoi sot se zgjedhjet e 18 shkurtit ishin një shans i humbur per t’i mbajtur ato në përputhje të plotë me standartet demokratike. Shefi i këtij misioni Jurgen Grunet tha se përgjegjësia për këtë bie në menyrë të barabartë mbi të gjithë faktorin politik. Ai deklaroi se votimet e djeshme nuk ishin as në nivelin e zgjedhjeve te 3 korrikut 2005.

Vetpërmbajtja e partive politike, dhe tensioni politik që me përjashtim të rasteve të vecahta nuk u përkthye në përplasje të ashpra gjatë dhe pas procesit të votimit deri mbrëmë, u duk se po piqte në opinionin e brendshëm idenë e shkëoputjes së vendit nga zgjedhjet tradicionalisht problematike. Por vlerësimi i sotëm i vëzhguesve ndërkombëtarë erdhi si një goditje e beftë. Deklarata e kreut të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jurgen Grunet ishte mjaft pesimiste. Ai u shpreh se zgjedhjet që u zhvilluan dje ishin disi zhgënjyese:

"Një mundësi e humbur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare dhe me standartet demokratike", tha zoti Grunet.

Ai renditi më pas një seri faktorësh që sipas tij ndikuan në këtë vlerësim:

"Një prej standarteve për zgjedhje demokratike është se kushtet e lojës nuk mund të ndryshohen në 6 muajt e fundit para zgjedhjeve. Në Shqipëri koha ishte e mjaftueshme që nga 3 korrikur i 2005. Dhe nuk ndodhi asgjë gjatë kësaj periudhe deri 8 para 20 janarit", shpjegoi ai duke vënë theksin në klimën e ndezur politike dhe mosbesimin e madh mes partive.

Në raportin e Odihr-it theksohet se dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, por se votimi u shënua prej mangësive proceduriale dhe në disa vende nga tensioni. Sipas zotit Grunet problem për Shqipërinë vazhdon të mbetet mungesa e një sistemi të besueshëm të gjendjes civile dhe një sistemi të njëjtrajtshëm të adresave. Vëzhguesit kanë konstatuar mangësi në përdorimin e certifikatave të lindjes, n hapjen me vonesë të qendrave të votimit, vota në grup në disa raste apo dhe pështjellimi për shkak të ngjyrave të fletëve të votimit.

Sipas zotit Grunet votimet e djeshme nuk arritën as standartet e zgjdhjeve të 3 korrikut:

"Në rastin e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 arritëm të thonim se ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri. Nuk mendoj se mund ta gjeni këtë shprehje këtë herë".

Sipas shefit të misionit të vëzhguesve përgjegjësia bie mbi të gjithë faktorin politik në mënyrë të barabartë. Partive politike tha ai u është dhënë një fuqi e madhe në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve më shumë se në cdo vend tjetër. Misoni i vëzhguesve mund të nxjerrë edhe një tjetër raport të ndërmjetëm përpara se të hartojhë raportin përfundimtar. Ata do të ndjekin dhe procedurat e numërimit të votave duke e cilësuar këtë fazë po aq të rëndësishme sa ajo e votimit.//kk//

XS
SM
MD
LG