Lidhje

Olli Rehn: Mangësitë në zgjedhje reflektojnë nevojën për bashkëpunim


Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, tha se respektimi i parimeve demokratike është një angazhim thelbësor në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën Shqipëria e ka nënshkruar në qershorin e vitit të kaluar.

Mangësitë në përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve reflektojnë nevojën për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet partive për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Udhëheqësit politikë të Shqiperisë duhet tashmë të përmirësojnë punën e përbashkët për reformën zgjedhore, si edhe për sfidat e shumta të reformave me të cilat përballet Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, tha Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn. //kk//

XS
SM
MD
LG