Lidhje

Kryeministri Berisha vlerëson procesin zgjedhor si të rregullt dhe të lirë


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u bëri sot thirrje komisionerëve dhe grupeve të numërimit të votave që të çojnë deri në fund me sukses procesin zgjedhor për zgjedhjet vendore.

Zoti Berisha tha në një konferencë shtypi se "procesi zgjedhor u zhvillua i rregullt dhe i lirë". Kjo ishte, sipas tij, "shumë më e rëndësishme se sa rezultatet e zgjedhjeve".

Zoti Berisha tha se "qeveria dhe maxhoranca arriti të dëshmonte me fakte dhe përkushtim vendosmërinë e vet për të organizuar zgjedhje të ndershme", duke theksuar se ishte "i gatshëm të pranonte dhe të njihte çdo rezultat të zgjedhjeve".

Kryeministri Berisha tha se keto janë zgjedhjet më të kushtueshme në historinë e vendit, në aspektin financiar, ndërsa nga pikëpamja morale ato ishin një hap i rëndësishëm drejt standarteve. //kk//

XS
SM
MD
LG