Lidhje

NATO kryen bastisje për të dyshuarin për krime lufte Karaxhiç 


Një zëdhënës i NATO-s thotë se forcat e Aleancës bastisën sot në Bosnjë, para se të zbardhte, shtëpitë e djalit dhe vajzës së të dyshuarit për krime lufte Radovan Karaxhiç.

Ai tha se Sasha dhe Sonja Karaxhiç mendohet të kenë ndihmuar të atin të qëndrojë i fshehur dhe t’i shmanget drejtësisë për mbi 11 vjet. Trupat i morën në pyetje për disa orë fëmijët e Karaxhiçit, lidhur me vendndodhjen e tij dhe morën katër kuti me materiale nga apartamentet. Zëdhënësi i Aleancës tha se intervistat ishin të dobishme.//lk

XS
SM
MD
LG