Lidhje

Irak: Shtatë të vrarë në një sulm vetëvrasës


Autoritetet irakiane thonë se shtatë vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës gjatë një funerali në Bagdat. Të paktën 15 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një lagje shiite.

Po sot, nga një sulm me makinë bombë në pjesën jugore të kryeqytetit, gjetën vdekjen të paktën 5 persona dhe u plagosën mbi 10 të tjerë. Pesë të tjerë u vranë dhe shtatë u plagosën, kur një makinë bombë shpërtheu në një treg pranë distriktit Dora. Në qytetin e Taxhit, në veri të Bagdadit një shpërthim në një kamion që transportonte karburant shkaktoi vdekjen e pesë personave.//lk

XS
SM
MD
LG