Lidhje

Ahtisari: OSBE-ja do të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari tha sot se OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovën e së ardhmes.

Duke folur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, zoti Ahtisari tha se propozimi i tij për të ardhmen e Kosovës parashikon një rol aktiv për këtë organizatë.

OSBE-ja, -tha ai,- ka qenë e angazhuar në çështjen e Kosovës që nga fillimi, për shembull me Misionin e Verifikimit në vitin 1998. Tani ne i kërkojmë kësaj organizate që ta ruajë praninë e saj të gjithanëshme me një mision të fuqishëm në terren për të mbështetur punën e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar si dhe të misionit evropian të sigurimit dhe të mbrojtjes.”

Duke folur për bisedimet për statusin që pritet të vazhdojnë në ditët e ardhëshme, zoti Ahtisari tha se “këto konsultime janë një shans tjetër që të dyja palët të paraqesin argumentet e tyre. Jam i gatshëm, tha ai, që të shqyrtoj amendamente konstruktive që mund të paraqesin palët. “Por, shtoi zoti Ahtisari, propozimi im është thjesht një kornizë. Zbatimi i suksesshëm do të kërkojë kohë dhe nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e të gjitha komuniteteve kosovare”.//lk

XS
SM
MD
LG