Lidhje

Presidenti iranian zotohet për vazhdimin e programit bërthamor


Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, deklaroi përsëri se vendi i tij do ta vazhdojë programin bërthamor, duke e sfiduar kërkesën e Kombeve të Bashkuara që Irani t’i japë fund këtë javë veprimtarisë bërthamore.

Presidenti iranian tha sot se teknologjia bërthamore është e rëndësishme për “zhvillimin dhe nderin“ e vendit të tij. Ai tha se Irani duhet të ndalë veprimtaritë e tjera për 10 vjet me qëllim që të përqëndrohet tek programi bërthamor.

Kombet e Bashkuara i dhanë 60 ditë afat Iranit, që ta ndalte pasurimin e uraniumit, duke filluar nga 23 dhjetori, data kur Këshilli i Sigurimit miratoi sanksione kundër Teheranit.

Duke folur sot në Berlin, Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, shprehu vullnetin për t’u takuar me homologun e saj iranian, në se Teherani e ndal programin e tij të debatueshëm bërthamor.

Ndërkohë, agjencia bërthamore e OKB-së pritet të raportojë nga fundi i javës se Irani nuk ka vepruar në përputhje me rezolutën e 23 dhjetorit. Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore dyshojnë që Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.//lk

XS
SM
MD
LG