Departamenti amerikan i Shtetit i vlerësoi sot zgjedhjet në Shqipëri si përgjithësisht paqësore dhe demokratike dhe u bëri thirrje forcave politike të punojnë së bashku për të përfunduar reformën elektorale.
Sipas zëdhënësit, reforma e përhershme elektorale është më se e nevojshme që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standarte të larta. Uashingtoni i bën thirrje me këtë rast partive politike të përfshira, të përfundojnë sa më shpejt procesin zgjedhor. //rd//