Lidhje

Irani nuk ndalon veprimtarinë për pasurimin e uraniumit


Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore thotë se Irani nuk e ndaloi veprimtarinë për pasurimin e uraniumit, të kërkuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit.

Këtë deklaratë agjencia e bërit sot në Këshillin e Sigurimit, duke i hapur kështu rrugën mundësisë së vendosjes së sanksioneve të mëtjeshme ndaj Iranit.

Në raport thuhet se Irani ka instaluar 2 rrjete centrifugash për pasurimin e uraniumit në uniznën e nëndhsheme bërthamore në Natanz. Megjithatë në raport thuhet se Irani nuk ka futur gaz uraniumi në centrifuga.

Më 23 dhjetor, Këshilli i Sigurimit i caktoi afatin prej 60 ditësh Iranit, që ta përfundojë veprimtarinë e pasurimit dhe ndaloi tregtinë e këtij vendi me artikuj të teknologjisë bërthamore dhe raketa.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit tha se dështimi i Iranit për të zbatuar kërkesat e Këshillit të Sigurimit përbën një mundësi të humbur për Teheranin.

Një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani nuk mund të pranojë pezullimin e pasurimit të uraniumit sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me të drejtat e vendit në bazë të traktateve ndërkombëtare. //ze//

XS
SM
MD
LG