Lidhje

Ish-ambasadori Holbruk bën thirrje për tërheqjen e  trupave nga Iraku


Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Richard Holbrooke i bëri thirrje Presidentit Bush që të ndjekë shembullin e aleates së Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe të tërheqë trupat nga Iraku.

Në fjalimin e sotëm të përjavshëm të demokratëve në radio, zoti Holbrooke tha se një hap i tillë do të ishte rruga më e mirë për të garantuar interesat e Amerikës në rajon. Ai tha se objektivi kryesor i administratës së Presidentit Bush duhet të ishte të bindte udhëheqësit irakianë për të bërë kompromise politike për realizimin e pajtimit kombëtar.

Ambasadori Holbrooke i bëri gjithashtu thirrje presidentit të angazhohej në një përpjekje të gjerë diplomatike me përfshirjen e të gjitha vendeve në Lindjen e Mesme, përfshirë Sirinë dhe Iranin. //kk//

XS
SM
MD
LG