Lidhje

Itali: Napolitano i kërkon Prodit të qëndrojë në postin e kryeministrit


Presidenti italian Giorgio Napolitano i kërkoi Romano Prodit të qëndrojë në postin e kryeministrit. Zoti Napolitano u tha gazetarëve se nuk kishte alternativë tjetër. Ai e mori vendimin pas dy ditë bisedimesh me udhëheqësit e partive.

Ai tha se shumica e politikanëve ishin dakord me idenë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme pa një ndryshim në ligjin elektoral të vendit do të ishte pa kuptim. Zoti Prodi e falenderoi presidentin dhe tha se do të kërkonte votëbesimin sa më shpejt që të ishte e mundur.

Zoti Prodi e dha dorëheqjen të mërkurën, pasi Parlamenti nuk mbështeti nismat e tij për politikën e jashtme, përfshirë edhe planin për të mbajtur trupa në Afganistan.

Por udhëheqësit politikë të qendrës së majtë, të cilët u takuan dje me Presidentin, thanë se janë të gatshëm të mbështesin çdo përpjekje të zotit Prodi për t'u kthyer në qeverisje, përfshirë edhe një marrëveshje të panegociueshme me 12 pika.

Marrëveshja përfshin mbështetjen për 1 mijë e 800 trupa italiane që shërbejnë në Afganistan. //ii

XS
SM
MD
LG