Lidhje

Gjykata e OKB-së pritet të marrë vendim historik kundër Serbisë


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të vendosë nesër nëse Serbia do të mbajë përgjegjësinë si komb për mizoritë e kohës së luftës kundër myslimanëve boshnjakë në vitet 1990-të.

Vendimi nga gjykata me qendër në Holandë kundër Beogradit, në gjyqin e ngritur nga boshnjakët, do të shënonte herën e parë në histori që një gjykatë e OKB-së gjen fajtor për gjenocid një vend në tërësi dhe jo vetëm udhëheqësit ushtarakë, ose ata qeveritarë.

Bosnjë-Hercegovina ka akuzuar Serbinë se kishte planifikuar spastrimet etnike në shkallë të gjerë të myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve gjatë luftës që zgjati nga viti 1992 deri në 1995-ën.

Sipas analistëve një vendim fajësimi do të hapte rrugën për dëmshpërblime në miliarda dollarë nga Serbia, shteti që pasoi Jugosllavinë e Sllobodan Millosheviçit. //kk//

XS
SM
MD
LG