Lidhje

Sonda Evropiane e Hapësirës, Roseta bën një udhëtim pranë Marsit


Sonda e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Roseta, ka bërë një udhëtim pranë Marsit. Udhëtimi shënon një manovër të rëndësishme fluturimi, të nevojshme për të përmbushur udhëtimin 10 vjeçar të Rosetës drejt një komete të largët.

Kontrollorët e misionit thonë se sonda kaloi pranë Marsit sot, në një distancë 250 kilometra nga sipërfaqja e tij. Sonda shfrytëzoi forcën e rëndesës së planetit të kuq për të ndryshuar kursin e udhëtimit dhe për të shtuar shpejtësinë.

Rosetta, e cila u ngrit nga Guajana Franceze në vitin 2004 do të bëjë edhe dy ndryshime në kursin e udhëtimit para se të takohet me kometën në vitin 2014.

Planet parashikojnë se Rosetta me vlerë 1 presje 3 miliard dollarë do të futet në një orbitë rrotull kometës së akullt dhe të lëshojë një shkallë të vogël që do të prekë kometës dhe do të shpojë sipërfaqen e saj për të bërë analiza. //kk//

XS
SM
MD
LG