Lidhje

Teknologjia ndryshon dinamikën e jetës familjare


Blackberry apo telefoni i mençur, që i shton celularëve edhe aftësitë për lidhje me internetin si dhe aftësi të tjera, e ka revolucionarizuar mënyrën e punës për njerëzit e biznesit. Por pasioni për këto lloj paisjesh mund të kthehet në ves, gjë që mund të ndikojë në jetën familjare. Kjo valë teknologjike po ndryshon dinamikën brenda familjes.

Sushil Bansal, baba i dy fëmijëve ka biznesin e tij këtu në Washington. Falë teknologjisë ai mund të kryejë shumë veprime të biznesit ndërkohë që kujdeset për vajzat e tij. Interneti i shpejtë në telefonin celular e mban atë të lidhur me zyrën dhe kështu me lap-topin e tij ai drejton shumicën e punës. Këto paisje më ndihmojnë të rri në kontakt me zyrën pavarësisht se ku jam. Ato janë shumë të dobishme për Bansalin ndërkohë që merret me familjen dhe punën. Por vajza e tij ndihet e menjanuar.

Reagimi i saj nuk është i pazakontë. Një studim nga universiteti Rutgers ka zbuluar se ndërkohë që teknologjia sjell avantazhet e saj, Blackberry dhe paisje të tjera po bëhen gjithnjë e më shumë vese dhe në disa raste i kapëcejnë kufijtë duke i bërë përdoruesit të varur prej tyre si prej drogave. Profesori Roger Rubin i Universitetit të Marylandit thotë se përdorimi i shumtë mund të ndikojë negativisht tek jeta familjare. "Çmimi që paguajnë fëmijët, është neglizhimi emocional dhe në disa raste edhe fizik, sepse nuk kanë prindërit pranë për t’u fshirë lotët kur qajnë, sepse ata janë në kompjuter apo me blackberry...janë të zënë dhe të konsumuar nga karriera e tyre profesionale".

Jeff Buhl dhe Heather Acord nuk duan të që të mbeten pas nga teknologjia e fundit, dhe thonë se blackberry është jetik tek ta. Por Jeff thotë se e tepron nganjëherë. "Kur gjërat janë normale në një darkë me familjen, kur nuk ka ndonje gje për të bërë,...atëherë është rasti i duhur për të kontrolluar emailin apo kthyer përgjigje dikujt", thotë ai. Profesori Rubin thotë se përdorimi i Blackberry-t gjatë ngrënies, në pushime apo kur kalon kohën me fëmijët, janë shenja alarmuese. Si çdo ves tjetër, ekspertët besojnë se përdoruesit mund të zgjedhin mes komunikim 24 orësh me zyrën apo kalimit të kohës me familjen. //rd//

XS
SM
MD
LG