Lidhje

Irak: Vriten mbi 40 persona në disa shpërthime


Një seri bombash dhe sulmesh të tjera në mbarë Irakun vranë më shumë se 40 persona në një fushë futbolli në qytetin perendimor të Ramadit.

Viktimat në shpërthimin e Ramadit ishin midis moshave 10 dhe 15 vjeçare. Ramadi është qendër e fuqishme e kryengritësve suni në provincën al-Anbar dhe motivet e sulmit nuk janë ende të qarta.

Në Mosul dhe përreth, shpërthimet vetvrasëse shkaktuan 10 të vrarë përshi gjashtë policë. Në Bagdat, zyrtarët thanë se një sulm vdekjeprurës tronditi një treg ndërsa lënda shpërthyese në një makinë u aktivizua pranë një restoranti dhe një bombë e lënë një një qese plastike shpërtheu diku gjetkë në qytet. Të paktën nëntë vetë u vranë.//lk

XS
SM
MD
LG