Lidhje

Afganistan: Një shpërthim me bombë pati objektiv Nënpresidentin Çeni


Forcat talebane në Afganistan thonë se patën si objektiv nënpresidentin amerikan Dik Çeni, në një sulm vetvrasës me bombë ndaj bazës ushtarake amerikane të Bagramit.

Zoti Çeni nuk pësoi gjë nga sulmi, që shkaktoi të paktën 12 të vrarë, mes tyre një amerikan dhe një ushtar jugkorean. Zyrtarët e NATO-s thanë se në sulm u plagosën 27 persona shumica afganë. Forcat talebane morën përgjegjësinë për shpërthimin.

Nënpresidenti Çeni po qëndronte në bazën ushtarake të Bagramit, pasi takimi i tij dje në Kabul me Presidentin afgan Hamid Karzai u shty për shkak të motit të keq. Pas shpërthimit, zoti Çeni tha se e kishin dërguar me shpjetësi në një strehim nga bombat. Më vonë ai udhëtoi për 60 kilometra për të shkuar në Kabul, ku u takua me zotin Karzai.//lk

XS
SM
MD
LG