Lidhje

Operacion bajpas në stomak. Kaloritë dhe mbipesha


Operacion bajpas në stomak për rënie nga pesha

Një grua 29 vjeçare në Teksas është tani pacientja e parë me mbi peshë trupore që i është nënshruar një operacioni bajpass në stomak për të rënë nga pesha.

Rene Uilliams thotë se pa këtë operacion, ajo me siguri do të kishte vdekur. Me një peshë trupore prej rreth 450 kilogramësh, për afro një vit Rene nuk dilte nga shtëpia pasi nuk ishte në gjendje të ngrihej as nga shtrati. Kur pa se nuk kishte mundësi të kujdesej as për dy fëmijët e saj, Rene vendosi të shkonte në spital dhe duke marrë parasysh çdo lloj rreziku, kërkoi t’i nënshtrohej operacionit bajpas në gastrik.

Ky është një operacion i zakonshëm, por kurrë më parë nuk është kryer në një paciente me peshë trupore kaq të madhe.

Specialistët e spitalit në Houston të Teksasit e morrën përsipër operimin e saj, pasi mbi pesë spitale të tjera nuk e kishin pranuar, për shkak të rrezikut për jetën e pacientes.

Një shtrat i zakonshëm spitali mund të mbajë pacientë deri në 300 kilogram. Për këtë arsye, spitali në Houston porositi një shtrat të posaçëm për Rene Uillamsin.

Pesha trupore e kësaj gruaje thuajse u dyfishua pas një aksidenti automobilistik, disa vjet më parë, që e la atë me një këmbë disa pak centimetra më të shkurtër. Rene thotë e kaluara nuk mund të ndryshohet, por shpreson se operacioni i tanishëm do ta ndihmojë për një të ardhme më të mirë.

Mjekët thonë se ajo mund të humbasë 30 kilogram në 3 muajt e parë pas operimit dhe pas kësaj 70 kilogramë të tjerë kur t’i hiqet lëkura e tepërt që do të krijohet si rezultat i rënies nga pesha.

Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë

Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë.

Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore.

Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate të pjekura dhe dy sallata.

Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit.

Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë.Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.

XS
SM
MD
LG