Lidhje

Një film që nxit debate mbi ekzistencën e varrit të Krishtit


Disa kineastë bënë publike dy arkivole guri gëlqeror që sipas tyre dikur kanë patur eshtrat e Jezu Krishtit dhe Shën Mërisë. Por disa studiues shprehën skepticizëm lidhur me këtë pretendim në një film të ri dokumentar të realizuar regjizori i filmit Titaniku, Xhejms Kameron.

Kameron thotë se dy arkivolët e vegjël, të zbuluara jashtë Jeruzalemit në vitin 1980, mund të kenë mbajtur eshtrat e Jezu Krishtit dhe familjes së tij. Filmi i tij dokumentar thotë se njëri nga 10 arkivolet e zbuluara atje është gdhendur me fjalët Juda, biri i Jezu Krishtit.

Arkeologu i parë që analizoi këto zbulime, Amos Kloner, thotë se emrat e gjetur në arkivole ishin popullorë mes hebrejve në atë kohë. Një nga besimet themelore të krishtërimit është ringjallja e Jezu Krishtit dhe ngjitja e tij në Parajsë pasi trupi i tij u preh për 3 ditë pranë një kishe në pjesën e vjetër të Jeruzalemit. Varreza e treguar në film ndodhet në një zonë tjetër të Jeruzalemit.//lk

XS
SM
MD
LG