Lidhje

Vritet një polic në rrethin e Tropojës


Një punonjës i policisë u vra sot pasdite në rrethin e largët të Tropojës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16 të pasdites, në fshatin Cernicë, vetëm disa kilometër në afërsi të qytetit Bajram Curr.

Polici i vrarë, Fatmir Pjetërnika, ishte me detyrë inspektor i rendit në komisariatin e policisë së Tropojës. Ai është qëlluar disa herë me një armë të tipit kallashnikov dhe autori i krimit është një 57 vjeçar, i cili tashmë është arrestuar nga forcat e policisë vendore.

Ekspertët e policisë kanë egzaminuar vendin e ngjarjes si dhe armën me të cilën është kryer krimi. Deri tani nuk ka njoftime mbi motivet e sakta të kësaj ngjarje.

Gjatë 10 viteve të fundit në Tropojë janë vrarë disa punonjës të policisë, por vrasja e fundit vjen pas një periudhe relativisht të qetë të rendit dhe sigurisë në këtë zonë të largwt e problematike të vendit.

Ndërkohë, po sot, Drejtoria e policisë e Qarkut të Shkodrës njoftoi mbi arrestimin e një punonjësi të policisë në rrethin e Pukës. Polici Almet Sula akuzohet për veprën penale të grabitjes me armë. Sipas policisë, dyshohet se me datën 29 janar të këtij viti, ai ka hyrë në banesën e kryetares së Gjykatës së rrethit të Pukës dhe, duke e kërcënuar me armë, i ka rrëmbyer tre celularë dhe një sasi të hollash. Në cilësinë e provës materiale, ish policit Sula ju gjet dhe sekuestrua një nga celularët e vjellur.

Grabitja nën kërcënimin e armës e kryetares së Gjykatës së rrethit të Pukës, ngjalli, rreth një muaj më parë, shqetësimim mbi nivelit e ulët të sigurisë së gjyqtarëve në zonën veriore të Shqipërisë. //kk//

XS
SM
MD
LG