Lidhje

Arrestime të reja lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyçi


Prokurorët serb thanë se autoritetet kanë kapur katër të dyshuar të tjerë lidhur me vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë, të cilët u bashkuan në luftën e Kosovës në vitin 1999.

Media serbe i identifikoi të dyshuarit si policë, në shërbim tani dhe më parë, përfshi zëvendës komandantin e një njësie elitë të policisë. Prokurorët i lidhin të dyshuarit me ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyçi, qytetarë amerikanë që shkuan në Kosovë në vitin 1999 për t’u bashkuar me kryengritjen e shqiptarëve kundër regjimit serb.

Vëllezërit hynë në territorin e kontrolluar nga serbët në qershor të atij viti dhe u burgosën për dy javë. Prokurorët thanë se policia serbe i ekzekutoi ata duke i hedhur trupat e tyre në varre masive me shqiptarë të tjerë. Eshtrat e tyre u gjetën në vitin 2001.

Dy ish policë serbë po gjykohen ndërkohë lidhur me vrasjet. Autoritetet amerikane i kanë bërë thirrje Serbisë të ndëshkojë personat përgjegjës. //rd//

XS
SM
MD
LG