Lidhje

Bashkimi Evropian krijon një agjenci të re


Bashkimi Evropian njoftoi krijimin e një agjencie të re, që do t’i ndihmojë vendet anëtare të trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me mungesën e tolerancës dhe me racizmin.

Zyrtarë të BE-së thanë se Agjencia e të Drejtave Themelore do të zëvendësojë dhe zgjerojë aktivitetin e Qendrës Monitoruese Evropiane për Racizimin dhe Ksenofobinë. Agjencia do të grumbullojë dhe analizojë të dhënat që kanë të bëjnë me vëzhgimin dhe zbatimin e parimeve të të drejtave të njeriut nga vendet anëtare të BE-së.

Komisioneri Evropian për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, Franko Frattini, tha se krijimi i agjencisë së re pasqyron vendosmërinë e Bashkimit Evropian për marrjen në shqyrtim të personave që nxisin urrejtjen.

Por kritikët thonë se Agjencia e të Drejtave të Njeriut nuk ka mbrojtur sic duhet të drejtat e njeriut. Ata thonë se agjencia ka qenë e pafuqishme e pafuqishme kur është fjala për ndëshkimin e personave që shkelin këto parime.

Organizata kryesore evropiane e sigurimit, OSBE-ja, e mirëpriti krijimin e agjencisë së re, si një hap të mëtjeshëm në forcimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. //ze//

XS
SM
MD
LG