Lidhje

Ministrat e evropianë diskutojnë mbi Kosovën dhe Bosnjen


Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian dhe shefat ushtarakë të NATO-s janë mbledhur në Gjermani për të shqyrtuar planet mbi të ardhmen e misionin paqeruajtës evropian në Bosnje dhe shtimin e angazhimit evropian në Kosovë.

Zyrtarët në takimin dyditësh në Vizbaden pritet të miratojnë formalisht një plan të Bashkimit Evropian për shkurtimin këtë vit të trupave në Bosnje nga më shumë se 6 mijë në 2,500 vetë, ndërkohë që gjendja e sigurisë atje po përmirësohet.

Po sot, Britania konfirmoi se në muajt e ardhshëm do të tërheqë më shumë se 600 trupat e mbetura në Bosnje. Trupat evropiane i zëvendësuan paqeruajtësit e NATO-s në vitin 2004.

Përmasat e një misioni të planifikuar policor të Bashkimit Evropian në Kosovë pritet të jenë një nga çështjet kryesore që do të diskutohen në takim. //ze//

XS
SM
MD
LG