Lidhje

Britania konfirmon planet e tërheqjes së trupave nga Bosnja


Ministri britanik i Forcave të Armatosura, Adam Ingram, tha se gjatë muajve të ardhshëm Britania do të tërheqë nga Bosnje-Hercegovina kontingjentin e saj të fundit prej rreth 600 trupash.

Zoti Ingram konfirmoi sot në Parlament tërheqjen e trupave britanike, duke thënë se ky vendim pason vendimin e Bashkimit Evropian për të pakësuar deri në qershor forcën paqëruajtëse të BE-së në Bosnje nga 6 mijë trupa në 2 mijë e 500.

Të hënën, ministri britanik i mbrojtjes njoftoi se 1 mijë e 400 trupa të tjera do të dislokohen në Afganistan për të përforcuar forcën e NATO-s atje.

Gjithashtu, Londra njoftoi javën e kaluar se do të shkurtojë numrin e trupave në Irak nga 7 mijë e 100 në 5 mijë e 500. //ii

XS
SM
MD
LG