Lidhje

Kryeministri Prodi fiton votëbesimin në Parlament


Kryeministri italian Romano Prodi ka fituar lehtësisht votën e besimit në Dhomën e Ulët të Parlamentit duke i dhënë kështu fund krizës politike një javore.

Votimi i sotëm vjen dy ditë pasi Senati mbështeti koalicionin e zotit Prodi me një diferencë të ngushtë. Ai dha dorëheqjen javën e kaluar pas nëntë muajsh në detyrë kur Senati kundërshtoi platformën e politikës së tij të jashtme me vetëm dy vota.

Presidenti italian Giorgio Napolitano i kërkoi zotit Prodi të qëndronte në detyrë deri pas votbesimit në Senat të mërkurën.

Paketa e politikës së jashtme përfshin vazhdimin e pjesëmarrjen ushtarake të Italisë në Afganistan dhe zgjerimin e një baze ushtarake amerikan në veri të Italisë. Koalicioni i zotit Prodi mban shumicën me vetëm një vend më shumë në senat. Qeveria italiane është e 61 që nga Lufta e Dytë Botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG