Lidhje

Këshilli i Sigurimit pranë një rezolute të rë për Iranin


Shtetet e Bashkuara thanë se pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë bërë përparim të shpejtë për një marrëveshje për ndalimin e programit bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë të përfundojnë hartimin e rezolutës gjatë një konference të thirrur sot. Megjithëse ai nuk diskutoi përmbajtjen e masave, tha se ajo do të jetë një rezolutë e fuqishme.

Zyrtarët thanë se projekt-rezoluta do të shqyrtohet nga të 15 vendet e Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme. Irani sfidoi kufirin kohor të vendosur nga Këshilli i Sigurimit për të ndaluar procesin e pasurimit të uraniumit ose do të përballej me saksione të reja nga OKB-ja, mbi ato që u vendosën tashmë në dhjetor.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perendimorë dyshojnë se Irani po punon për prodhimin e armës bërthamore, akuzë që Teherani e kundështon. //rd//

XS
SM
MD
LG