Lidhje

Kamera e sigurisë filmon një vjedhje jo të zakontë


Nje kamera sigurie e vendosur në një banesë ka kapur pamje të dy individëve që futen me forcë në banesë dhe fillojnë të rrëmbejnë qentë e shtëpisë.

Katër këlyshët e racës Yorkshire terrier ishin reklamuar për shitje. Dy grabitësit u futën në shtëpi natën vonë dhe u prezantuan si blerës të qenëve të reklamuar për shitje. Kur e zonja e shtëpise hapi derën, ata i drejtuan revolverin dhe urdhëruan atë dhe 3 pjesetarë të tjerë të familjes të shtriheshin në dyshemenë e dhomçs, ndërsa grabitësit përpiqeshin të kapnin këlyshet e frikësuar.

Përveç tyre, grabitësit morën edhe nënën e këlyshëve, qenin e shtëpisë Tanja. Sipas llogaritjeve, këlyshet e racës së pastër kane një vlere prej 2 mijë e 500 dollarësh secili. Pamjet e qarta të kapura nga kamera pritet të ndihmojnë policinë të identifikojë dhe kapë keqbërësit./al/

XS
SM
MD
LG