Zyrtarë të lartë evropianë thonë se Serbia mund të bëhet vend kandidat për anëtarësimin në Bashkim që vitin e ardhshëm, në se Beogradi tregon përkushtim për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës për Krime Lufte.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn tha sot se realizimi i statusit të kandidatit për vitin 2008 është një synim ambicioz, por i mundshëm në rrethanat më të mira.
Ai tha se një nga kushtet që i vihen vendit ballkanik për t’u marrë në konsederatë, është përkushtimi i qartë i qeverisë së re në arrestimin e personave të dyshuar si kriminelë lufte që qëndrojnë të fshehur dhe t’i transferojë ata në Gjykatën e Hagës.
Zoti Rhen i bëri këto komente në një konferencë shtypi, pas një takimi në Bruksel me Presidentin serb Boris Tadic. Udhëheqësi serb i tha gazetarëve se qeveria e re e vendit të tij, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të janarit, mund të fillojë nga puna brenda tre javësh. //rd//