Lidhje

Forcat e Natos në Afganistan hidhen në ofensivë të gjërë


Trupat e Natos në Afganistan filluan sot një ofensivë në shkallë të gjërë kundër kryengritësve talebanë në provincën jugore Helmand.

Operacioni me emrin e koduar Akili, është ofensiva më e madhe e forcave të Natos në Afganistan.

Zëdhënësi i Natos tha se në këtë operacion pritet të përfshihen mbi 5 mijë e 500 trupa të Natos dhe të ushtrisë afgane. Sipas tij, kjo forcë e përbashkët do të tregohet e kujdesëshme për të shmangur viktimat civile në zonat e sulmit.

Në një deklaratë të koalicionit thuhet se forcat talebane rrezikojnë popullsinë civile duke u tërhequr qëllimisht në zonat e banuara, ndërsa kryejnë sulme kundër trupave të koalicionit.

Po sot, zyrtarë talebanë thonë se forcat e tyre kanë kapur një gazetar britanik dhe dy afganë në krahinën jugore të Helmandit. Një zëdhënës taleban tha sot se tre personat dyshohen si spiunë dhe po merren në pyetje./al/

XS
SM
MD
LG