Lidhje

Filmi epik 300


Stina e çmimeve ka kaluar por disa nga kandidatët më të mëdhenj të vitit vazhdojnë të shkelin mbi tapetin e kuq. Para pak ditësh në Hollivud, kandidati i çmimit Oscar, Djimon Hounsou, dhe kandidati i Globit të Artë, Aaron Eckhart, ishin mes pjesmarrësve në premierën e filmit me titull “300”, një adaptim i novelës së Frank Miller.

Regjsiori i filmit, Zach Snyder, ishte tepër i entuziasmuar ngaqe filmi tij 60 milion dollarësh po hapte premierën në teatrin historik kinez, vend i cili i dha jehonë filmit “Star Wars”. Filmi rikrijon betejën e Thermopylae, ku mbreti i Spartës (luajtur nga Gerard Butler) udhëhoqi ushtrinë e tij në një betejë mjaft të vështirë kundër forcave perse që po avanconin.

Nuk e di nëse isha me fat apo kështu ishte përcaktuar, por gjithçka funksionoi më së miri. Adrenalina, testosteronet...të gjitha sëbashku, dhe në të njëjtën kohë është edhe një film i bukur dhe emocional.

Një film i përgjakshëm, luftë dhe politikë, mjaft i lehtë për tu kuptuar, filmi “300” në njëfarë mënyre është një alegori e gjendjes së sotme në botë.

Katherine Zeta-Jones dhe burri i saj Michael Douglas ishin mysafir në Kombet e Bashkuara për një fotografi me Sekretarin e Përgjishëm Ban Ki-moon. Douglas është Korrier i Paqes i Kombeve të Bashkuara, një organizatë kjo që synon shtimin e vëmendjes ndaj problemeve që ndesh bota. Ai u emrua në këtë post në vitin 1998 nga ish Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan. Në takimin me sekretarin Ban Ki-moon, Douglas i paraqiti atij një pllakatë në nderim të përpjekjeve të tij humanitare.

Angelina Jolia ka paraqitur një kërkesë për adaptimin e një fëmije vietnamez, njoftoi një zyrtar i lartë i agjencisë vietnameze të adaptimeve. Sipas revistës amerikane Us Weekly, fëmija vjen nga një jetimore e qytetit Ho Chi Minh. Jolie dhe partneri i saj Brad Pitt kanë tre fëmijë; 5 vjeçarin Maddox, të adoptuar në Kamboxhia; 2 vjeçaren Zahara të adaptuar në Etiopi dhe vajzën Shilon me të cilën u shtua çifti majin e kaluar. (kh)

XS
SM
MD
LG