Lidhje

Gjeneral Petreas: Veprimet ushtarake janë të domosdoshme për sigurinë në Irak por jo e vetmja rrugë


Komandanti i ri i forcave amerikane në Irak, Gjeneral Dejvid Petreas, tha se thjesht prania ushtarake nuk mund t’i japë fund dhunës në Irak dhe theksoi se bisedimet politike janë me rëndësi kritike.

Gjeneral Petreas tha dje se në këto bisedime duhet të përfshihen edhe grupet ekstremiste.

Gjeneral Petreas i bëri këto komente në konferencën e tij të parë për shtyp, që nga marrja e komandës muajin e kaluar. Ai tha gjithashtu se dhuna sektare ka rënë që nga fillimi i operacionit të ri të sigurimit që filloi në Bagdad dhe në provincën al-Anbar.

Ai i klasifikoi kryengritësit në tre kategori: al-Kaida në Irak, ekstremistët sektarë dhe kriminelët e dhunshëm dhe tha se të gjithë përpiqen ta minojnë operacionin e sigurisë në Bagdad, duke nxitur më tepër dhunë mes arabëve suni dhe atyre shiitë.

Ushtria amerikane tha se gjatë veprimeve me dhunë dje u vranë 28 vetë në një sulm vetvrasës në qytetin Dor Mandali të Irakut. Me një deklaratë tjetër u bë e ditur se forcat e koalicionit vranë 7 terroristë dhe kapën 6 të tjerë, ndërkohë që ishin në ndjekje të al-Kaidës në Irak. //iç//

XS
SM
MD
LG