Lidhje

Peru: Zbulohet observatori më i vjetër në Hemisferën Perendimore


Arkeologët thonë se një grup strukturash shkëmbore në Peru, misterioze për shekuj me radhë, kanë shërbyer si observatori më i vjetër në Hemisferën Perendimore.

13 kullat e Chankillos janë përdorur për të vëzhguar lëvizjet e diellit përgjatë sezoneve të vitit. Arkeologët thonë se kanë zbuluar hallkën lidhëse të strukturave shkëmbore të vendosur në shkretëtirën peruviane gati 2 mijë e 300 vjet të shkuara.

Secila prej tyre është me një gjerësi 2-6 metra dhe lartësi 1 presje 8 deri në 5 presje 4 metra.

Ekspertët thonë se secila prej kolonave shënonte pozicionet e ndryshme të lindjes dhe perëndimit të diellit midis solsticit të verës dhe dimrit.

XS
SM
MD
LG