Lidhje

Bagdat: Përfundon konferenca rajonale për sigurinë


Zyrtarët irakianë thanë se konferenca mbi sigurinë rajonale e zhvilluar në Bagdat dha mundësinë e shkëmbimit të ideve konstruktive dhe pozitive për mënyrat e uljes së dhunës në vendin e shkatërruar nga lufta.

Duke folur sot në takimin e nivelit të lartë, kryeministri i Irakut Nouri al- Maliki, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në ndalimin e rrjeteve që përkrahin ekstremistët brenda Irakut.

Ambasadori amerikan Zalmay Khalilzzad i bëri thirrje vendeve fqinje të Irakut të bëjnë më shumë për të ndihmuar në pakësimin e dhunës që ka pllakosur vendin. Ai tha se asnjë vend që merrte pjesë në këto negociata nuk do të përfitonte nga një Irak i destabilizuar.

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshyar Zebari tha se një nga arritjet kryesore të konfrencës ishte formimi i tre komisioneve teknike. Ai tha se grupet e punës përfshijë atë të bashkëpunimit për sigurinë dhe energjisë. //rd//

XS
SM
MD
LG