Presidenti Bush ka mbërritur sot në kryeqytetin kolumbian të Bogotas, për një takim me presidentin Alvaro Uribe në ndalesën efundit të turneut të tij në Amerikën Latine. Mbi 100 protestues u përleshën me forcat e policisë pranë pallatit presidencial kur zoti Bush mbërriti sot në Bogota.
Presidenti Bush dhe homologu i tij kolumbian pritet të diskutojnë mbi mbështetjen amerikane për Kolumbinë në luftën kundër trafikut të drogës dhe grupeve rrebele.
Qeveria kolumbiane ka marrë 4 miliardë dollarë ndihma gjatë 7 viteve tëfundit. Disa ligjvënës demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë ngritur pyetje mbi shumën e ndihmave, veçanërisht për shkak të skandalit që lidhte zotin Uribe me grupet paraushtarake.
Zoti Bush është presidenti i parë amerikan që viziton kryeqytetin kolumbian që nga vizita e presidentit Regan në vitin 1982. Presidenti Bush arrin në Kolumbi pas vizitës në Uruguai, ku ai theksoi miqësinë e Shteteve të Bashkuara me Amerikën Latine. //ad//