Lidhje

Përkujtohet 4 vjetori i vrasjes së Zoran Xhinxhiçit


Mijëra përkrahës të ish kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, u mblodhën në një varrezë të Beogradit për të përkujtuar 4 vjetorin e vrasjes së tij.

Përkrahës, anëtarë të qeverisë dhe pjesëtarë të familjes Xhinxhiç vendosën lule në varrin e tij. Një kurorë me lule u vendos gjithashtu sot në godinën qeveritare, ku u vra zoti Xhinxhiç. Ish bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kryeministrit thonë se përpjekjet e tij për të vendosur lidhje mes vendit të tij dhe pjesës tjetër të botës janë ngadalësuar që prej vdekjes së tij. Një snajper qëlloi dhe vrau zotin Xhinxhiç pranë zyrës së tij në kryeqytetin serb në vitin 2003.

13 veta po gjykohen aktualisht për këtë vrasje. Vështirësitë teknike kanë shkaktuar shtyrjen e vazhdueshme të procedurave ligjore. Në kohën e vrasjes së tij, zoti Xhinxhiç ishte angazhuar në masa kundër krimit të organizuar.

XS
SM
MD
LG