Lidhje

Protesta në Itali kundër dërgimit të një pikture të Da Vinçit në Japoni


Italianë të shquar po protestojnë kundër planeve për dërgimin e një pikture të shekullit të 15-të të Lenardo Da Vinçit në një ekspozitë në Japoni.

Senatori italian Paolo Amato e lidhi veten sot me zinxhir në një kolonë të muzeut Uffizi në Firence, duke thënë se dërgimi i pikturës në Japoni e ekspozon këtë vepër arti me rreziqe të panevojshme. Të tjerët thonë se kjo vepër e paçmuar arti është tepër delikate të udhëtojë jashtë vendit.

Piktura me përmasa gati 1 me 2 metra po bëhej sot gati për të udhëtuar në Tokjo, ku do të vendoset në një ekspozitë nga 20 marsi deri në mes të qershorit si pjesë e festivalit Pranvera Italiane për të reklamuar kulturën italiane.

Rreth 100 intelektualë të shquar italianë dhe figura kulturore i kanë kërkuar ministrit të kulturës që të anullojë dërgimin e pikturës në Tokio të Japonisë. //ze//

XS
SM
MD
LG