Lidhje

Kryeministri Dë Vilpë përkrah Sarkozin për në postin e presidentit të Francës


Kryeministri i Francës Dominique de Villepin njoftoi zyrtarisht mbështetjen për në zgjedhjet presidenciale të rivalit të tij për një kohë të gjatë të ministrit të brëndshëm, Nikolas Sarkozi.

Ministri Sarkozi është udhëheqës i partisë konservatore në pushtet, Unioni për një Lëvizje Popullore. Mbështetja e zotit Sarkozi nga kryeministri njoftohet një ditë pasi presidenti Zhak Shirak njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të tretë, duke i dhënë fund kështu brenda pak muajsh karrierës së tij politike 45-vjeçare.

Presidenti Shirak nuk ka mbështetur ndonjë kandidat të zgjedhjeve të muajit të ardhshëm. Përveç ministrit të brëndshëm Sarkozi, dy kandidatët e tjerë që po përpiqen të zëvëndësojnë presidentin Shirak janë udhëheqësi socialist, Segolene Royal dhe udhëheqësi i partisë së qendrës, Francois Bayrou. //rd//

XS
SM
MD
LG