Lidhje

Kosovë: 30 ditë arrest shtëpiak për këshilltarin e kryeministrit Çeku


Autoritetet në Kosovë vendosën sonte masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë për këshilltarin e Kryeministrit Agim Çeku, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Jahja Lluka dhe drejtorin e Kazabankës Milazim Abazi, nën dyshimet për pastrim parash.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani, i cili e konfirmoi këtë për Zërin e Amerikës, tha se kjo është masë ndaluese dhe përsëriti se nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera bazuar në zhvillimin e hetimit.

Kryeministri Agim Çeku ka thënë se çështja e këshilltarit të tij është çështje e organeve të drejtësisë, ndërsa AAK theksoi sot se organet e rendit duhet të bëjnë punën e tyre dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit. //ze//

XS
SM
MD
LG