Lidhje

Moska: Ende herët për një rezolutë të re për Kosovën


Rusia tha se është ende shumë herët që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta marrë në shqyrtim rezolutën mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë tha se propozimet e paraqitura nga ndërmjetësi ndërkombëtar Marti Ahtisari nuk mundet të garantojnë një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë në Kosovë. Ai rikonfirmoi qendrimin rus se nuk është e mundur arritja e një marrëveshjeje, pa patur më parë një kompromis midis të dyja palëve.

Plani i zotit Ahtisari i jep Kosovës shumë aspekte të pavarësisë, mes tyre flamurin dhe kushtetutën, por jo pavarësi të plotë, siç kërkojnë shqiptarët. Serbia e nuk e ka pranuar planin Ahtisari, duke thënë se ai shkel sovranitin dhe integritetin e saj territorial. Zoti Ahtisari ka thënë se ka në plan ta paraqesë propozimin këtë muaj në Këshillin e Sigurimit.//lk

XS
SM
MD
LG