Lidhje

Rezolutë me tone më të ashpra, që kërkon sanksione kundër Iranit


Diplomatë nga 5 vende anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania po takohen përsëri për t’i dhënë tone më të ashpra një rezolute që kërkon sanksione kundër Iranit.

Rezoluta synon ta detyrojë Iranin t’i japë fund programit bërthamor për pasurimin e uraniumit.

Gjatë mbrritjes në Nju Jork, disa diplomatë shprehën optimizëm se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje lidhur me sanksionet. Sipas njoftimeve të shtypit, rezoluta e re do të përfshijë edhe një embargo armësh, që u shtohet sanksioneve të mëparëshme të miratuara dhjetorin e kaluar.

Një zyrtar iranian tha sot se qeveria e tij po përpiqet të sigurojë një vizë për Presidentin Mahmud Ahmadinexhad, që ai të flasë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Zoti Ahmadinexhad ka thënë se do t’ja shpjegojë programin bërthamor të Iranit Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre dyshojnë që Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon. //ze//

XS
SM
MD
LG