Lidhje

Fuqitë e mëdha mund të paraqesin sanksione të reja ndaj Iranit


Diplomatë nga 6 fuqitë botërore shpresojnë të paraqesin sot në Këshillin e Sigurimit, një paketë të re propozimesh me sanksione ndaj Iranit.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, e përjashtoi mundësinë e sanksioneve të mëtejshme lidhur me programin bërthamor të vendit të tij. Ai tha se fuqitë botërore vetëm se po vetë-izolohen, në përpjekjet për ta detyruar Iranin të nënshtrohet.

Po sot, kryenegociatori iranian për çështjen bërthamore, Ali Larixhani, tha se çdo sulm ndaj Iranit do të merrte përgjigje me mjete ushtarake. Në zhvillime të tjera, kompania ruse që po ndërton një uzinë bërthamore në Iran, thotë se vonesa e pagesave të Iranit mund të shkaktohen dëme të parikthyeshme.

Të hënën, kompania ruse e akuzoi Iranin se nuk i ka paguar në kohë detyrimet, akuzë që Teherani e mohon. Duke iu përgjigjur hapit të Moskës, zoti Larixhani tha se çdo shtyrje në ndërtimit e uzinës bërthamore do të ketë ndikim negativ për tregëtinë mes dy vendeve.//lk

XS
SM
MD
LG