Lidhje

Presidenti Bush: Një ligj i mirë imigracioni ndihmon ekonominë  


Presidenti Bush tha se një ligj i mirë amerikan për imigracionin do të ndihmojë ekonomitë si të Shteteve të Bashkuara edhe të Meksikës.

Në një konferencë të përbashkët shtypi sot me presidentin e Meksikës, Filipe Kalderon, zoti Bush tha se në qoftë se Shtetet e Bashkuara kanë në fuqi një politikë të mirë migrimi, njerëzve nuk do t’u duhet të kalojnë ilegalisht kufirin, situatë kjo, tha ai, që çon në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Presidenti Kalderon tha se kishte folur me presidentin Bush rreth shqetësimit të tij për meksikanët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe si rreth dëshirës së tij për të krijuar mundësi për zhvillim ekonomik.

Ai tha se kufiri i përbashkët amerikano-meksikan duhet t’i bashkojë të dy vendet. i pyetur në se ka të afërm, që punojnë në Shtetet e Bashkuara, presidenti meksikan tha se ka të afërm, që punojnë shumë në Shtetet e Bashkuara, madje ai shpreson që një ditë ata të kthehen në atdhe.//lk

XS
SM
MD
LG