Lidhje

Oli Ren paralajmëron Bosnjen të reformojë policinë


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oli Ren e paralajmëroi Bosnjen të reformojë policinë dhe të bashkëpunojë plotësisht me gjykatën e Hagës, nëse shpreson të bëjë hapa përpara drejt kandidimit për në Bashkimin Evropian.

Zoti Rehn i tha sot parlamentit të Bosnjes se ishte i zhgënjyer nga mungesa e një marrëveshjeje për integrimin e dy forcave policore të ndara që ka vendi. Ai ua hodhi fajin politikanëve se po i pengojnë këto përpjekje dhe nuk po e lejojnë vendin të realizojë aspiratat e tij evropiane.

Zoti Rehn paralajmëroi gjithashtu udhëheqësit e Bosnjes që të mos i rikthehen retorikës nacionaliste. Ai tha se udhëheqësit dhe qytetarët duhet të punojnë së bashku për qëllimet e përbashkëta.

Udhëheqësit e Bosnjes përfunduan këtë javë një raund tjetër bisedimesh por nuk arritën dot marrëveshje për çështjen e policisë. //ze//

XS
SM
MD
LG