Lidhje

Shqipëri: ERE kritikon KESH-in për humbjen e miliona dollarëve


Në Shqipëri, Korporata Energjitike Shqiptare ka humbur të paktën 65 milion dollarë nga rritja e humbjeve në rrjet dhe pamundësia për të arkëtuar sasitë e shitura. Kjo shifër u bë e ditur nga Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij për vitin 2006. Lidhur me krizën e fundit energjitike që kaloi vendi ky ent, përvec faktorëve klimaterikë dhe ato të tregut, bën përgjegjëse edhe korporatën për reagim të vonuar. Në raport thuhet gjithashtu se administrimi ekonomiko-financiar i kompanisë ka patur të meta serioze. //az//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG