Lidhje

Serbia arreston një ish-aleat të Milosheviçit nën akuza për korrupsion


Autoritetet serbe kanë arrestuar një ish-zyrtar i cili dyshohet për përvetësim fondesh, abuzim të postit dhe pastrim parash gjatë konflikteve ballkanike të viteve '90.

Policia arrestoi sot Mihajl Kertes, ish-shefi i doganës i cili kishte lidhje të ngushta me ish-udhëheqësin serb Sllobodan Millosheviç. Ai ishte një ndër dy ndihmësit e Millosheviçit, të cilët u akuzuan të martën se kishin fshehur para në llogari bankare në Qipro, kur Beogradi ishte nën sanksione ndërkombëtare.

I dyshuari tjetër, ish-zëvendës kryeministri i Jugosllavisë Jovan Zebiç vdiq të enjten nga shkaqe ende të pasqaruara. Autoritetet serbe thonë se Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij transferuan në mënyrë të paligjshme fonde qeveritare prej miliona dollarësh në llogari të huaja bankare në vitet '90. Përpjekjet e Beogradit për t'i rimarrë këto para kanë qenë jo fort të suksesshme. //rd//

XS
SM
MD
LG