Lidhje

Irak: 350 të plagosur nga sulmet me klorinë të gazuar


Ushtria amerikane njofton se rreth 350 vetë po mjekohen për ekspozim ndaj gazit toksik të klorit, pas disa sulmeve vetvrasëse në Irak. Zyrtarët thonë se së paku dy persona në Fallujah kryen sulme vetëvrasëse me bomba që përmbanin kimikatin vdekjeprurës. Sipas njoftimeve nga shpërthimet u vranë dy policë.

Klori i gaztë shkakton djegie lëkure dhe ka pasoja vdekjeprurëse. Muajin që kaloi, një komandant i lartë amerikan në Irak paralajmëroi se kryengritësit kishin filluar përdorimin e bombave me klor të gazuar si pjesë e një fushate për të krijuar destabilitet në vendin e shkatërruar nga lufta.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se një ushtar i forcave të koalicionit u qëllua për vdekje sot gjatë operacioneve në Bakuba, në veri në Bagdatit.

Në incidentet të tjera me dhunë, autoritetet irakiane thonë se 2 policë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga sulmeve me bomba të vëna në anë të rrugës, njëra në Hilla, në jug të Bagdatit dhe tjetra në Mosul, në pjesën veriore të vendit. //ad//

XS
SM
MD
LG