Lidhje

Ceremonia e përvitshme e yjeve të muzikës rok


Arietha Franklin, Patti Smith, Van Halen dhe shumë emra të tjerë të njohur, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë së kësaj jave për të nderuar yje të muzikës. Për herë të parë në muzuen ku nderohen yjet e muzikës, këtë vit u fut edhe një grup i muzikës Rap.

Ceremonia e përvitshme e yjeve të muzikës rok, zakonisht është mjaft festive, por këtë vit ajo u çel, me një përkujtim ndaj Ahmet Ertegun, i cili vdiq në muajin ghjetor.

Mbretëresha e muzikës soul Arieta Franklin, e hapi mbrëmjen duke përkuajtuar kontributin që Ertgun ka dhënë për krijimin e Muzeut të Yjeve të Rock and Rollit, si një prej themeluesve të tij. Po ashtu ai ka qenë dhe një prej themeluesve të kompanisë së regjistrimeve Atlantik Records. Emri i tij lidhet me formimin e karrierrës së shumë emrave të mëdhenj të muzikës si Arieta Franklin, Ray Charles apo Rrolling Stones.

Grandmaster Flash and the Furious Five do të hyjnë në histori si grupi i pare rap që nderohet duke u futur në sallën e yjeve të Rock and Rollit. Repisti Jay-Z prezantoi grupin në skenë. Flash and the Five janë të njohur mjaft, me këngën e tyre “The Message”, e cila sipas disa kritikëve të muzikës besohet të jetë një prej këngëve më të mira rap, të realizuara ndonjë herë.

Sikurse Flash and the Five, shumë njerëz mendojnë se dhe grupi R.E.M ka ndryshuar historinë e muzikës që me albumin e parë që hodhën në treg. Në vitin 1981, grupi realizoi ”Radio Free Europe” që shumëkush e mendon si lindjen e muzikës alternative. Për anëtarët e këtij grupi, Michael Stipe, Peter Buck dhe Mike Mills ky organizim është bashkimi i disa zhanreve të muzikës. Bateristi Bill Berry u shkëput prej grupit në fund të viteve 90, por u ribashkua për të marrë pjesë në ceremoninë e Hall of Fame. Grupi u ngjit në skenë me idhullin e tyre, këngëtaren Patti Smith.

Keith Richard, anëtari i grupit Rrolling Stone, kujtoi kohët kur ishte me grupin the Ronetts. Grupi, në përbërje të të cilit ishin 2 motra dhe një kushuriri i tyre, shpërtheu në skenat amerikane në vitet 1960.Ronie Spector, e cila u martua me producentin famëkeq tashmë, Phil Spector, ishte këngëtarja kryesore e trio-s. Në periudhën e artë të karrierrës së tyre, The Ronnets, zhvillonin turne me Beatles, dhe kanë realizuar këngë të tilla të njohura si: ”Be my Baby” dhe “Do I love you”. Ronie falenderoi shumë njerëz nga Cher, tek Springsten si dhe publicistin e saj, por nuk e përmendi ish-burrin e saj, i cili do të dalë në gjyq në fillim të kësaj jave nën akuzën e vrasjes së një aktoreje.

Zach dela Rocka prezantoi idhullin e muzikës punk Patti Smith. Smith hyri fuqishëm në tregun e muzikës me albumin e saj “Horses” në vitin 1975, duke vendosur një nivel të lartë për muzikën rock të kohës. Gjatë ceremoniesë ajo këndoi këngën “Because the Night” një bashkpunim me Bruce Springsteen si dhe këngën e famshme të Rrolling Stones ”Gimi Shelter”.Më pas, Smith falenderoi miqtë dhe të afërmit që nuk arritën të jetojnë për të parë ditët e suksesit të saj: Patti Smith “Kujtoj bashkëshortin tim Fred “Sonic”Smith, I cili më ka orientuar drejt për shumë gjëra: më mësoi të jem qytetare më e mirë, të jem nënë e mirë, ai më mësoi të përdorë zërin tim më me profesionalizëm. Të interpretoj në klarinetë dhe të përcjellë veten time më me ndjenjë në interpretim. Ja pse sonte unë po mendoj kaq shumë për të.”

Grupi Velvet Revolver paraqiti në skenë Van Halen. Vetëm këngëtari i dytë i grupit Van Halen, Sammy Hagar, dhe ish kitarristi Michael Anthony u ngjitën në skenë mbas prezantimit. Kitaristi i grupit Eddie Van Halen, sapo ka hyrë në një klinikë rehabilitimi kundër drogës, ndërsa solisti i grupit David lee Roth, nuk u paraqit pasi nuk ishte dakort që të intërpretonte me grupin Velvet Revolver, i cili ofroi dhe një cmim për Van Halen. Hagar tha se ai do të donte që të gjithë anëtarët e grupit Van Halen të ishin me të, por kjo gjë nuk varej nga ai. Mbrëmja u mbyll me një kolazh të interpreuar nga shumica e artistëve pjesmarrës në këtë ceremoni. //rd//

XS
SM
MD
LG