Lidhje

Irak: 3 të vrarë nga një shpërthim në një lagje shiite në Bagdat


Zyrtarët irakianë thanë se një makinë bombë në një treg të ngarkuar në Bagdatin verior ka vrarë tre persona. Autoritetet thanë se shpërthimi i sotëm ndodhi në një lagje me shumicë shiite.

Në akte të tjera dhune sot një bombë e vendosur në anë të rrugës në lindje të Bagdatit vrau të paktën një polic, kurse një sulm me mortaja vrau një tjetër në qendër të Bagdatit. Të paktën një person u vra nga një sulm në tregun Shorja të kryeqytetit.

Ushtria amerikane njoftoi vdekjen e të paktën shtatë trupave amerikane dje, përfshirë katër që u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në perëndim të Bagdatit.

Ushtria tha se një ushtar amerikan u vra nga një shpërthim në provincën Dijala dje, ndërsa një marins u vra në luftime në provincën al-Anbar. Në njoftim thuhet se një tjetër ushtar u vra në një incident jo-luftarak. //ad//

XS
SM
MD
LG