Lidhje

Ligjvënësit amerikanë debatojnë vazhdimin e pranisë amerikane në Irak


Ndërkohë që po afrohet katër vjetori i luftës në Irak, ligjvënës dhe zyrtarë amerikanë po debatojnë për të sjellë trupat në vend.

Në një intervistë sot për programin Late Edition të CNN-it, ligjvënësi John Murtha tha se Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi ndaj popullit për të sjellë trupat në atdhe.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates i tha rrjetit televiziv CBS se është shpejt të kuptohet në se trupat shtesë në Irak po ndihmojnë për t’i dhënë fund dhunës. Ai shtoi se është në përgjithësi i kënaqur me punën e bërë nga forcat irakiane që kur Shtetet e Bashkuara filluan dislokimin e 25 mijë trupave shtesë në Irak.

Mijëra protestues dolën dje në Washington në afërsi të Pentagonit për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftës në Irak. //ad//

XS
SM
MD
LG